Skëndërbeu fut në krizë Partizanin, 1 pikë në 3 javë

23/09/2017 00:00

Skëndërbeu rigjen fitoren dhe fut në krizë Partizanin, i cili n në 3 javët e para ka grumbulluar vetëm 1 pikë falë barazimit me Kukësin.

Në Korçë “Të kuqtë” i kanë të pakta shanset përballë një Skëndërbeu që ka gjetur forcën të reagojë pas barazimit në Kamëz fundjavën e shkuar.

Skuadra e Ilir Dajës ka krijuar volum dhe raste të shumta që në 45 minutat e para, por goli i avantazhit ka ardhur në pjesën e dytë me anë të sulmuesit të ri të tyre Soue. Pak minuta nga fundi korçarët shënojnë me penallti edhe golin e dytë, falë saktësisë së Sabien Lilajt.

Nga ana tjetër Partizani e sheh veten në shumë vështirësi në këtë fillim të ri nën drejtimin e Moxhit dhe Iulianos në pankinë.

Pasditen e së shtunës janë zhvilluar edhe dy ndeshje të tjera të superligës  Luftëtari dhe Vllaznia janë ndarë në një barazim 0-0 në Gjirokastër dhe Lushnja-Kamza, gjithashtu ka përfunduar në shifrat 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Fierit, “Loni Papuciu”.

Pavarësisht mungesës së golave, për skuadrën lushnjare kjo ishte pika e parë në këtë sezon të Superligës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta