Riaktivizimi i vullkanit, alarm në Bali

23/09/2017 00:00

Autoritetet indoneziane kanë lëshuar alarmin për riaktivizimin e vullkanit në ishullin turistik të Balit, duke paralajmëruar se shpërthimi është afër.

Rreth 10 mijë persona janë evakuuar, ndërsa zyrtarët i bëjnë thirrje njerëzve që të qëndrojnë të paktën 9 kilometra larg malit Agung.

“Asnjë person nuk duhet të qëndrojë brenda rrezes së specifikuar si e rrezikshme në rast të një shpërthimi”, ka thanë një zyrtar vendas.

Më shumë se 1 mijë persona humbën jetën kur vullkani në malin Agung shpërtheu në vitin 1963.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta