Inter, mallkimi i penalltive vazhdon/ Fitorja e fundit në vitin 2017, Chivu shpjegon pse nuk gjuajtën Calhanoglu dhe Pio Esposito
Edhe pse në kampionate të ndryshme dhe me koeficent jo të njëjtë vështirësie, dy sulmues të njohur po spikatin në ligat kryesore të futbollit Europian duke u rikonfirmuar pas disa oshilacioneve si makinë golash.
Në sfidën e fundit në Bundesliga-n gjermane, Robert Lewandowski shtoi një kapitull të lavdishëm në historinë e tij te Bayern, por kjo nuk evitoi dot gjysmë hapin fals në barazimin me Wolfsburg.
Sulmuesi polak që kohët e fundit ka patur përplasje me drejtuesit dhe ka kritikuar ekipin bavarez, ka barazuar Elber në historinë e Bayernit si golashënuesit më të mirë të kësaj skuadre. Me rrjetën e firmosur ndaj Wolfsburg, sulmuesi është shumë pranë arritjes së rekordit për të qenë i vetëm golashënuesi më i mirë në historinë e bavarezëve. Lewandowski dhe Elber kanë nga 92 gola të shënuar. Në vendin e tretë është ish sulmuesi peruan, Pizarro.
Akoma më efikas është këtë sezon kolumbiani Radamel Falcao. Huazimet e dështuara dhe përndjekja nga dëmtimet duket se kanë marrë fund për sulmuesin që po bën të harrohet largimi i Mbappe.
Falcao ka shënuar 11 gola në Ligue 1 këtë sezon. Por, ajo që e bën të veçantë Falcaon është efikasiteti i jashtëzakonshëm i kolumbianit. Falcao ka goditur 12 herë në portë dhe ka shënuar plot 11 herë.
Top Channel