Ish lojtari i Milanit, trajner i ri i Rumanisë
23/09/2017 00:00
Ish mbrojtësi i Milanit, rumuni Cosmin Contra është emëruar trajner i ri i kombëtares së vendit të tij.
Contra, i cili mbylli para pak kohësh aventurën e tij në krye të Dinamo Bukureshtit, do të pasojë në këtë post gjermanin Christoph Daum.
Cosmin Contra u bë i famshëm me transferimin e tij te Milani, ku luajti vetëm një vit, gjatë sezonit 2001-2002, për t’u transferuar më pas te Atletico Madrid.
Në karrierën e tij si trajner, Contra ka drejtuar ekipe si Getafe, Alcorcon, Guangzhou, Dinamo Bukuresht, etj.
Top Channel