“Emigrant” në… Turqi. Leonardo rikthehet në pankinë

23/09/2017 00:00

Pas plot 6 vjetësh mungesë nga pankinat e futbollit profesionist dhe me aventurën e tij te Inter si shenjën e fundit në stol, braziliani Leonardo riprovon sërish të vihet në diskutim. Trajneri latin ka arritur një akord me skuadrën turke Antaliaspor, një formacion modest por ambicioz që e ka nisur shumë keq sezonin dhe shpreson të ndryshojë serinë e rezultateve.

Antaliaspor shkarkoi trajnerin Calimbay pas humbjes 2-0 në javën e fundit në Superligën turke, ndërsa drejtuesit nuk vonuan për të gjetur një zëvendësues prestigjioz si Leonardo. Braziliani ka pranuar një kontratë dy vjeçare me dy milionë euro në sezon.

Kështu Leonardo Nascimento de Araujo do të jetë timonieri i ri i skuadrës që në gjirin e saj ka emra prestigjiozë dhe kampionë të afirmuar si kamerunasi Samuel Eto apo francezët me eksperiencë Menez dhe Samir Nasri. Ish-mesfushori brazilian pas eksperiencës me Interin në pankinë në 2011 ishte drejtor sportiv i PSG, por në 3 vitet e fundit, ka qenë opinionist në TV.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta