De Biasi e nis me humbje, Cebellos “shpëton” Zidane

23/09/2017 00:00

Aventura e vështirë e Gianni De Biasit për shpëtimin nga rënia nga kategoria e Alavesit nisi me një mision të pamundur.

Skuadra modeste, që u ngjit këtë sezon në La Liga u mund nga Reali i Madridit në ndeshjen e parë të drejtuar nga ish-trajneri i kombëtares shqiptare.

Dy gola të shënuar nga “misteriozi” Cebellos i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane në transfertën ndaj Alavesit.

Ai shënoi golin e parë që në minutën e 10-të pas një asisti të Asensios, ndërsa vendasit e De Biasit reagun në minutën e 40-të, kur Garcia barazpeshoi rezultatin në 1-1,rezultat ky që zgjati vetëm 3 minuta dhe më pas Cebellos gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe shmangu një paraqitje turpëruese tjëtër të mardilenëve në këtë start të La Ligas.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta