Wolfsburg ndal kampionët e Bayern në “Allianz Arena”

22/09/2017 00:00

Në ndeshjen hapëse të javës së 6 në Bundesliga-n gjermane, kampionët e Bayernit nuk mundën të merrnin më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Wolfsburg në “Allianz Arena”.

Bayerni e nisi mjaft mirë pjesën e parë, ku fillimisht Lewandowski me 11-metërsh dhe më pas goli i Robben i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Ancelotti-t.

Por 45 minutat e dyta ishin për t’u harruar për bavarezët, të cilët edhe pse në avantazh të dy golave nuk mundën të dilnin me 3 pikët nga ky takim, pasi miqtë barazuan.

Arnold befasoi nga goditja e dënimit portierin Ulreich, i cili ka zëvendësuar Neuer e dëmtuar. Një gjuajtje nga rreth 30 metra dhe topi përfundoi në rrjetë pasi i shpëtoi nga duart portierit.

Shtatë minuta para fundit, Didavi barazoi shifrat me një goditje me kokë. Bayerni shtoi presionin në minutat e mbetura, por pa gjetur golin e tretë.

Aktualisht, Bayern është në kuotën e 13 pikëve, po aq sa edhe Dortmundi, i cili do ta luajë ndeshjen e kësaj jave ditën e nesërme ndaj Monchengladbach.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta