Tiranë, shtëpia përfshihet nga flakët

22/09/2017 00:00

Një shtëpi përdhese është përfshirë nga flakët rreth orës 11:00 të së premtes pranë rrugës “Don Bosko” në Tiranë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në banesën private, duke djegur thuajse gjithçka dhe duke lëshuar shtëllunga të mëdha tymi në ajër.

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit nuk ka patur asnjë person në banesë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët, që rrezikonin të përhapeshin në banesat e tjera përreth.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta