Sion rikthehet te fitorja, Kukeli-Lenjani protagonistë (Video)

22/09/2017 00:00

Ekipi zvicerian i Sion, ku aktivizohet Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, është rikthyer të fitojë, duke mposhtur Luganon në transfertë, me rezultatin 1-2.

Dy futbollistët e kombëtares shqiptare u bënë protagonistë në golin e dytë të Sion, pasi Kukeli asistoi për Lenjanin, dhe mesfushori dërgoi topin në rrjetë.

Ekipi i drejtuar nga ish ndihmësi i De Biassit, Paolo Tramezzani, kishte bërë një start aspak pozitiv dhe vinte në këtë takim, pas pesë ndeshjesh pa fitore.

Gjithashtu, pak ditë më herët, Sion u eliminua nga kupa e Zvicrës dhe presidenti i klubit vuri në dyshim të ardhmen e Tramezzanit, ndërsa ndeshja ndaj Luganos ioshte e veçantë për të, pasi e drejtoi këtë ekip vitin e kaluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta