Vetëm 22 ditë nga dëmtimi i rëndë Valentino Rossi ka zbritur në pistë.
“Doktori” ka mundur t’i rikthehet sërish pistës së garës, me Yamahan e tij M1, në Aragon.
Piloti italian ka testuar gjendjen e tij fizike, me provat e para të lira që ka mundur t’i mbyll në vendin e 18. Rossi nuk hasur aspak vështirësi në momentin kur i është dashur të veshë kostumin e garës, por rreth këmbës së dëmtuar ishte e nevojshme të vendoste disa mjete mbrojtëse, në mënyrë që të mos rrezikonte.
Në momentin kur “Doktori” është futur në bokse, me stafin ka biseduar vetëm për problematikat e motorit dhe aspak për këmbën, një gjë të tillë e konfirmoi dhe menaxheri i Yamaha, Maio Meragalli, i cili deklaroi se piloti italian nuk foli thuajse fare për dëmtimin.
Shpresat që Valentino Rossi të mund të garonte sërish ishin të pakta, ndërkohë që në harkun kohor të vetëm 22 ditëve, italiani është sërish në gjendje për të garuar.
Top Channel