
Në Amsterdam janë planifikuar protesta për mungesën e tualeteve publike për femra, kjo për shkak se një gjykatës kritikoi një grua për mospërdorimin e tualeteve publike për meshkuj, pasi u gjet ngushtë në rrugët e qytetit.
Në Amsterdam janë planifikuar protesta për mungesën e tualeteve publike për femra, kjo për shkak se një gjykatës kritikoi një grua për mospërdorimin e tualeteve publike për meshkuj, pasi u gjet ngushtë në rrugët e qytetit.
Një 23-vjeçare u gjobit pasi i kishte kërkuar miqve ta mbulonin ndërsa kryente nevojat në një rrugë, gjatë natës në një lagje të Amsterdamit.
Ky i fundit ka 35 tualete publike për meshkuj dhe vetëm tre për gra. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur baret e lokalet ishin mbyllur dhe 23-vjeçarja ishte disa kilometra larg tualetit më të afërt publik për femra.
Ajo vendosi ta kundërshtonte gjobën e marrë në gjykatë, ku u kritikua nga gjykatësi që tha se pavarësisht mungesës së tualeteve për femra, ajo duhet të kishte përdorur ato për meshkuj.
“Nuk është diçka e këndshme, por mund të bëhet”, i tha gjykatësi asaj.
Rasti sidoqoftë ka shkaktuar një debat publik në lidhje me këtë problem. Një protestë ishte planifikuar të mbahet në vendin ku 23-vjeçarja u ndalua nga oficerët e policisë, por u anulua për shkak të interesit të madh me shumë persona që donin të merrnin pjesë.
Organizatorët, tani po i kërkojnë të njerëzve që mendojnë t’i bashkangjiten protestës, që mendohet se janë mbi 10 mijë femra, që të mblidhen pranë tualeteve publike të shpërndara në Amsterdam.
Top Channel