
Policia ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi me një armë gjahu pa leje ka plagosur një person në fshatin Taragjin të Gramisht.
I arrestuari është shtetasi Luan Taragjini. Ditën e enjte, në orët e mëngjesit, ky person ka tentuar të vrasë me armën e gjahut shtetasin me inicialet L.T., 60 vjeç, banues në fshatin Grabovë po të rrethit të Gramisht.
51-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës dhe veç sekuestrimit të armës së krimit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti edhe 13 copë fishekë të armës me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Ndërkohë, 60-vjeçari ka mbetur i plagosur në krah nga goditja me armën e gjahut. Ai është shoqëruar menjëherë për në spitalin e Gramshit jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel