Pas Elbasanit, “Vjeshta” mbërrin në Vlorë

22/09/2017 00:00

Pas Elbasanit, operacioni për rritjen e parametrave të sigurisë publike, i koduar “Vjeshtë 2017″ i Policisë së Shtetit, po zhvillohet edhe në Vlorë.

Forcat speciale dhe FNSH e Fierit po bashkëpunojnë në aksion me Policinë e Vlorës, ku po ushtrohet kontroll në të gjitha akset rrugore të qytetit bregdetar.

Konfirmohet se ka patur automjete të sekuestruara, por edhe persona të ndaluar për mungesë dokumentacioni të mjetit, mungesë lejeje drejtimi, apo konstatimi i sendeve të jashtëligjshme në brendësi të automjeteve.

Gjatë ditës është vënë re se të pakta kanë qenë mjete luksoze në qarkullim, ndërsa ka patur kontrolle edhe gjatë orëve të natës dhe bllokime makinash.

Burime nga policia kanë konfirmuar së aksioni ka për qëllim edhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta