Neymar kërkon falje për sherrin me Cavanin

22/09/2017 00:00

Telenovela e sherrit Neymar-Cavani, që nisi në ndeshjen PSG-Lyon, duket se është në episodin e fundit.

Sipas “L’Equipe”, braziliani u ka kërkuar ndjesë të gjithë shokëve të skuadrës për atë që ndodhi në fushën e lojës, ku lojtarët diskutuan për goditjet e dënimit dhe 11-metërshin.

Gazeta franceze thotë se Thiago Silva, kapiteni i skuadrës, ka bërë rolin e përkthyesit përpara të gjithë skuadrës.

“L’Equipe” zbuloi gjithashtu se Neymar dhe Cavani kanë ngrënë darkë së bashku për të sqaruar situatën dhe kjo darkë ishte organizuar nga Dani Alves.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta