“Neymar bëri gabim që iku”
22/09/2017 00:00
Ivan Rakitic deklaroi për BBC se Neymar “bëri gabim që u largua nga Barcelona”.
Mesfushori kroat i skuadrës katalanase deklaroi se i erdhi shumë keq kur mori vesh lajmin, pasi e konsideron brazilianin futbollist shumë të mirë dhe njeri shumë të mirë.
“Ishte një element shumë i rëndësishëm për ekipin. Unë mendoj se mori vendimin e gabuar. E doja ende në skuadër”, deklaroi Rakitic.
Gjithsesi, kroati thekson se e respekton vendimin e Neymar për të luajtur me PSG.
“Ne e respektojmë atë dhe PSG-në. Nëse një klub mund ta blejë dhe nëse lojtari vendos të largohet nga Barcelona, duhet ta respektojmë dhe të shohim përpara”, tha Rakitic.
Top Channel