Monaco, rivale e denjë e PSG, shkatërron 0-4 Lille
22/09/2017 00:00
PSG ka bërë një nisje të jashtëzakonshme të Ligue 1, duke fituar 6 takimet e para, por kampionët e Monaco-s nuk janë shumë larg.
E udhëhequr sërish nga Falcao, skuadra e Monaco-s mori një fitore të madhe me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Lille.
Jovetic, Ghezzal dhe një dopietë e Falcao-s i dhanë fitoren e gjashtë në kampionat Monaco-s, e cila edhe pse me disa largime të rëndësishme nga merkato e verës, sërish po e rivalizon denjësisht PSG-në e milionave.
PSG ka treshen e ëndrrave në sulmin e saj me Neymar, Mbappe dhe Cavani, por deri tani golashënuesi i Ligue 1 është Falcao i Monaco-s, i cili ka shënuar 11 herë në 7 takime.
Top Channel