Frikë nga Veriu, jugorët u drejtohen “Zotave”

22/09/2017 00:00

Shamani tradicional korean, Jang Jong Hoon zakonisht jepte mesazhe nga Zotat për çështjet e dashurisë dhe martesës, por së fundmi, ai po merret me fushën e luftës, më saktësisht, luftës me Korenë e Veriut.

Pavarësisht se është një vend i qetë zakonisht, shumë koreanio-jugorë po përgatiten për një luftë bërthamore, kjo pas kërcënimeve nga fqinji armiqësor. Por, shamani thotë se ata nuk duhet të shqetësohen.

“Unë shpërndaj mesazhin e Zotave të mi, që thonë se nuk do të ketë luftë”, thotë ai.

Tensionet janë të larta në Gadishullin Korean pas testit të gjashtë dhe më të madh bërthamor të Koresë së Veriut më 3 shtator. Provokime të tilla kanë ndezur reagime të ashpra të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht SHBA dhe Japonisë.

Psikologët thotë se shumë koreano-jugorë ndihen të pashpresë kur fjala bie tek Koreja e Veriut. Sulmet bërthamore i trondisin njerëzit dhe ata ndalin së menduara se çfarë mund të bëjnë.

“Kur ka një incident të lidhur me Korenë e Veriut është e vështirë të mendosh sesi mund të mbrohemi nga rreziku si individë”, thotë Sum Min Jung, një psikiatre e specializuar për ankthin dhe çrregullimet mendore.

Ndërkohë, në një tempull budist, në Seulin qendror, një 75-vjeçare thotë se po lutet gjithnjë e më shpesh për të qetësuar mendjen e saj dhe që lufta të mos shpërthejë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta