
Skuadrat e Formula 1 do të përdorin sistemin mbrojtës “Halo” duke nisur nga Botërori 2018.
Vendimi ishte marrë madje u bë edhe zyrtar, por vetëm tani u miratua nga Këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) në mbledhjen e mbajtur në Paris.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli Botëror i FIA-s miratoi në mënyrë unanime specifikat dhe parametrat e provës së vetë “Halo”. Por jo vetëm kaq. FIA miratoi edhe disa modifikime në rregulloren sportive dhe teknike siç është ajo që ka të bëjë me përmirësimin dhe rritjen e rezistencës së telajos së makinës dhe në sistemin e stabilizimit të gomave.
Po kështu, Këshilli Botëror i FIA-s miratoi edhe përcaktimin e “Sentronics” si furnizuese e matësve të fluksit të karburantit për të gjitha skuadrat në botërorët 2018 e 2019.
Top Channel