
Një sezon më parë, Barcelona bëri përmbysjen e madhe ndaj PSG-së në Champions League, ku edhe pse u mundën në ndeshjen e parë 4-0, fituan në të dytën 6-1, por River Plate ka bërë me të vërtetë një përmbysje të “çmendur” një natë më parë në Kupën Libertadore.
Skuadra argjentinase dështoi në takimin e parë në Bolivi ndaj Jorge Wilstermann ku u mund 3-0, por ndeshja e kthimit ishte një histori krejtësisht e kundërt.
River Plate shënoi 4 gola që në pjesën e parë dhe po kaq në të dytën, duke realizuar një përmbysje të paimagjinueshme.
Tifozët në “El Monumental”, ndoshta ishin të frikësuar për suksesin e skuadrës së zemrës në fillimin e takimit, duke pasur parasysh humbjen e thellë në ndeshjen e parë, por përjetuan momente më të vërtetë të paharrueshme. Një lojë spektakolare dhe gola me të vërtetë të bukur.
Top Channel