“20 Vitet e Stabilitetit”, Sejko në Sarajevë

22/09/2017 00:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mori pjesë këtë të premte në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Banka Qendrore e Bosnje Hercegovinës, me temë “20 Vitet e Stabilitetit”.

Pjesëmarrës në konferencë ishin zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë, guvernatorë dhe përfaqësues të tjerë të bankave qendrore nga Evropa dhe rajoni, si dhe ligjvënës dhe ekspertë nga Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij, guvernatori Sejko prezantoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke nxjerrë në pah disa momente kryesore të konvergjencës; si dhe trajtoi sfidat me të cilat përballet vendi ynë.

Sejko theksoi se e ardhmja politike dhe ekonomike e vendeve të Evropës jug-lindore është e lidhur drejtëpërdrejtë me procesin e integrimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Ai nënvizoi gjithashtu se një treg financiar i shëndetshëm dhe efikas është një parakusht i domosdoshëm për një rritje ekonomike afatgjatë, si dhe një faktor i rëndësishëm në procesin e konvergjencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA