Shuhet ish-boksieri Jake LaMotta

21/09/2017 00:00

U nda nga jeta në moshën 95-vjeçare ish-boksieri Jake LaMotta, një personalitet jeta e të cilit u portetrizua nga aktori i njohur Robert De Niro në filmin “Demi i Tërbuar”.

Mësohet se ish-boksieri po kurohej në banesën e tij në Majemi për shkak të disa komplikacioneve të pneumonisë. Vetë De Niro, i cili mori çmimin Oscar për rolin e Jake LaMotta në vitin 1981, reagoi ndaj këtij lajmi të hidhur duke postuar mesazhin: “U prehsh në paqe, kampion”.

LaMotta, i cili u rrit në Bronks, kishte një stil të ashpër dhe nuk shqetësohej se sa goditje do të pësonte kundër. Gjatë karrierës së tij, LaMotta ka përjetuar rivalitetin me legjendarin Sugar Ray Robinson, me këtë të fundit që fitoi 5 nga 6 ndeshjet e zhvilluara me të. LaMotta, i cili dyluftoi në kategorinë e peshës së mesme, e mbylli karrierën 13-vjeçare me 83 fitore, 30 nga të cilat me “knockout”, 19 humbje dhe 4 barazime. Ai nuk ka rënë asnjëherë “knockout” në karrierë dhe në vitin 2002 revista “Ring Magazine” e renditi në vendin e 52 mes 80 boksierëve më të mirë në 80 vjet.

Në ndeshjet e LaMotta mafia ka pasur jo pak kontroll, por boksieri asnjëherë nuk ka pranuar të hyjë në lidhje me të. Në vitin 1947 ai pranoi të ndeshet me Billy Fox në mënyrë që t’i jepej shansi për të luftuar për titullin, sfidë të cilën e zhvilloi në 1949 kundër Marcel Cerdan. LaMotta e mbrojti titullin deri në 14 shkurt të 1951 pikërisht ndaj Robinson. Ishte një ndeshje e dhunshme që hyri në historinë e sportit si “Masakra e Shën Valentinit”, pasi Robinson e goditi fort disa herë LaMottën, duke bërë që arbitri ta ndërprese sfidën në raundin e 13. 3 vjet pas kësaj disfate, LaMotta vendosi të tërhiqet nga boksi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta