
Reali i Madridit e rinovoi më shpejt nga sa parashikohej kontratën e tij me sponsorin “Emirates”.
Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, klubi “merenges” do të përfitojë nga kompania ajrore plot 70 milionë euro në vit deri në 2022 për t’u bërë klubi me fanelën më të kushtueshme. Reali lë pas Manchester United e Barcelonën që përfitojnë respektivisht 62 dhe 55 milionë euro në vit nga sponsorët ‘Chevrolet’ dhe ‘Rakuten’.
Gjithnjë sipas medias spanjolle, drejtuesit e “Los Blancos” nuk deshën të prisnin mbylljen e kontratës aktuale me “Emirates” për të firmosur rinovimin deri në sezonin 2021/2022.
Tani, ajo që do të kërkojë të bëjë Reali i Madridit është të rinovojnë edhe me sponsorin teknik, kompaninë e veshjeve sportive “Adidas”, me të cilën bisedimet tashmë kanë nisur dhe marrëveshja mund të firmoset në ditët e ardhshme. Edhe në këtë rast objektivi i kampionëve të Spanjës dhe Evropës është që të kalojë nivelin e arkëtimeve që ka Barcelona me kompaninë “Nike”; 105 milionë euro në sezon.
Top Channel