Dhunonte fizikisht vjehrrën, arrestohet 40-vjeçarja

21/09/2017 00:00

Një 40-vjeçare është ndaluar në Labinot të Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për dhunë fizike ndaj vjehrrës së saj.

Sipas burimeve zyrtare, Xhevahire Qoshku, 40 vjeçe më 8 shtator ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, R. Qoshku, 69 vjeçe.

Ndaj të resë rëndon akuza e dhunës në familje dhe do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta