Ceremoni speciale në nder të Lorik Canës

21/09/2017 00:00

Lorik Cana do të nderohet nga Federata Shqiptare e Futbollit me një ceremoni zyrtare lamtumire, përpara ndeshjes Shqipëri-Itali në fillim të tetorit.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve.

Ndonëse ish-mbrojtësi ka qenë i pranishëm në stadium thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta