Ahmetaj: Nga FMN, këshilla, jo para

21/09/2017 00:00

Arben Ahmetaj përjashtoi mundësinë e rritjes së taksave, ndërkohë që komentoi edhe marrëveshjen e re me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Duke folur në Top Story, ai tha se qeveria u qëndron të gjitha zotimeve të saj sa i takon paketës fiskale, ndërsa për paktin e ri me FMN-në konfirmoi se ai do të jetë këshillues dhe nuk do të thotë që nga kjo Qeveria do të kërkojë hua.

“Programi që mbyllëm me fmn ishte me kushte të forta të panegocueshme sepse ekonomia ishte në një krizë të thellë dhe në kaos. Ekonomia tani ka hyrë në rritje të qëndrueshme dhe marrëveshja e re kalon në rolin këshillues, sidomos në gjykimin e risqeve makro-ekonmike dhe fiskale. Marrëveshja nuk është detyruese, por është e domosdoshme. Kjo nuk do të hotë që ne kemi nevojë për para nga FMN, sepse ne nuk kemi probleme me bilancin e pagesave, rezervën buxhetore dhe financimin e deficitit. Ne kemi nevojë për këshillën e FMN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA