Superkupa e Europës, nuk përzgjidhet “Arena Kombëtare”

20/09/2017 00:00

Fituesja e Europa League dhe ajo e Champions League për sezonin 2018-2019, nuk do të përplasen në “Arenën Kombëtare”.

Stadiumi kombëtar shqiptar në ndërtim e sipër ka humbur përballë rivalëve në përzgjedhjen e bërë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Finalja e Superkupës së Europës për 2019 është vendosur të luhet në stadiumin “Besiktas Arena” të Stambollit.

Në garë për këtë finale, bashkë me stadiumin kombëtar shqiptar, ishin shtatë stadiume, si ai i Tuluzës në Francë, i Astanës në Kazakistan, Windsor Park në Irlandën e Veriut, i Gdanskut në Poloni dhe Sammy Ofer në Haifa të Izraelit.

“Beshiktash Arena” është një nga komplekset më moderne të Turqisë. I hapur në vitin 2016 ai është ndërtuar në zemër të Stambollit dhe ka kushtuar plot 100 milionë Euro. Me kapacitet 43 mijë vende, stadiumi i Beshiktashit është një nga projektet më të bukura të realizuara vitet e fundit në qytetin më të madh turk.

Me përfundimin e punimeve, “Arena Kombëtare” mund të kandidojë sërish dhe mundësitë për të organizuar evente të përmasave të tilla mund të jenë edhe më të mëdha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta