Stadiumi gjysmëbosh, La Liga gjobit Celta Vigon

20/09/2017 00:00

Presidenti i Ligës spanjolle të Futbollit, Javier Tebas përdor “grushtin e hekurt” për klubet që nuk mbushin stadiumet: gjobë për ata që plotësojnë më pak se 70% të kapacitetit të impianteve të tyre.

Klubi i parë që u bë viktimë e këtij rregulli u bë skuadra e Celta Vigos. Klubi galician u gjobit dhe kjo ishte për të dytën herë, pikërisht për faktin se stadiumi “Balaidos” ishtë gjysmëbosh. Një situatë që detyroi drejtuesit e klubit të rishohin planin relativ të çmimeve të biletave.

Plani “Të ndreqim gabimet” te galicianët tashmë ka nisur dhe do të zbatohet që në ndeshjen e së enjtes ndaj Getafes. Ideja është ulja e kostove për biletat, në përpjekje që të evitohet një tjetër “tërheqje veshi” nga La Liga.

Celta Vigo nuk po përjeton një moment të mirë në këtë sezon. Skuadra galiciane, që sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League, pas 4 javëve të para gjendet në vendin e 17, me vetëm 3 pikë të grumbulluara.

Top Channel