Rrogozhinë, banorët e Gosës kundër landfillit të ri

20/09/2017 00:00

Banorët e njësisë administrative Gosë, në Bashkinë e Rrogozhinës, kërkuan zbardhjen e vendimit të Këshillit Bashkiak, i cili ka vendosur të ndërtohet një landfill në afërsi të fshatit të tyre.

Ata thonë se ky landfill do të ndërtohet vetëm 1 kilometër larg banesave të tyre. Për ta kundërshtuar, ata kanë hartuar një peticion dhe kanë mbledhur 2500 firma. Sipas protestuesve, në këtë landfill do të përpunohen mbetjet e Divjakës, Peqinit, Rrogozhinës dhe Kavajës.

“Nuk jemi kundër landfillit, por duhet gjetur vendi. Ju lutem, mos na pengoni oksigjenin. Mos shtoni gazrat”, thonë banorët.

Kryetari i Komisionit të Mjedisit nga Partia Demokratike, Jamarbër Malltezi, iu bashkua protestës, duke thënë se kjo zonë nuk e meriton këtë helmim: “Ky vendim është marrë në përputhje me ligjin apo në kundërshtim të hapur me ligjin? Ka 16 kritere për përzgjedhjen e një landfilli. Kush nga këto kritere është zbatuar nga bashkia për vendimin e marrë?”

Banorët thonë se do të përshkallëzojnë përpjekjet e tyre për anulimin e këtij vendimi deri në bllokimin e autostradës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta