Qëlluan policinë, autorët në kërkim prej 8 ditësh
20/09/2017 00:00
Një patrullë e komisariatit nr 6 në kryeqytet është qëlluar me armë, por fatmirësisht asnjë efektiv nuk ka mbetur i lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të datës 12 shtator në zonën e Unazës së Re, ndërsa edhe efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur me zjarr.
Sipas burimeve, autorët të cilët dyshohet të kenë qenë 3 persona, po tentonin të vidhnin një automjet BMË X5, kur kanë pikasur policinë.
Ndonse kanë kaluar disa ditë, ende nuk është bërë identifikimi i tyre.
Top Channel