Kontrabandë me ilaçet, arrestohen dy farmacistë
20/09/2017 00:00
Dy të arrestuar dhe 90 medikamente të ndryshme kontrabandë janë rezultati i operacionit policor të koduar “Pangea X”.
Të arrestuar janë Enval Xhoxhi, 31 vjeç, dhe Kozeta Ylli, 47 vjeçe. Arrestimi u krye pasi, ata ushtronin tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë në farmacitë që menaxhonin.
42 medikamente farmaceutike janë gjetur në farmacinë që menaxhonte Enval Xhoxhi, ndërsa 48 medikamente në farmacinë që menaxhonte Kozeta Ylli.
Top Channel