Gjoba për “të gjithë”! FSHF dënon incidentet në futboll

20/09/2017 00:00

Futbolli shqiptar regjistroi disa parregullsi dhe incidente në fundjavë me ndeshjet e programuara si dhe më herët në Kupën e Shqipërisë. Por edhe pse në shkallë të vogël, disiplina e FSHF-së ka përdorur ndëshkimet financiare për të treguar se nuk do të tolerojë.

Kështu Skënderbe u gjobit me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër “Flamurtari”. Korçarët u paralajmëruan se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Më keq e pësoi Flamurtari me 150 mijë lekë gjobë në total për shkak se incidentet e tifozëve u regjistruan në dy ndeshje.

Me nga 50 mijë lekë u dënuan nga disiplina edhe Partizani e Laçi, ndërsa sanksioneve nuk i shpëtoi as Tirana madje me dyfishin e “Demave të kuq”, pavarësisht se luan në një ligë inferiore. Bardheblutë u dënuan me 100 mijë lekë për incidentet e tifozëve në ndeshjen e fituar me Ilirinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta