Barcelona vazhdon serinë e fitoreve, ndërsa me largimin e Neymar, Lionel Messi e ka kuptuar se duhet të ‘marrë për dore’ ekipin.
Argjentinasi ka dërguar topin në rrjetë, plot katër herë, në fitoren 6-1 të katalanasve ndaj modestëve të Eibar, duke shënuar pokerin e katërt të karrierës së tij.
Messi zhbllokoi rezultatin me 11 metërsh, në minutën e 20, ndërsa në të 38-ën, Paulinho dyfishoi shifrat me një goditje me kokë.
Në pjesën e dytë, Denis Suarez shënoi golin e tretë, ndërsa Enrich ngushtoi diferencën për Eibar.
Më pas lojën e merr nën kontroll sërish Messi, duke shënuar edhe tre herë të tjerë dhe vulosur rezultatin 6-1.
Barcelona e Valverdes ka bërë nja start të shkëlqyer të kampionatit, me 5 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar vetëm 2 .
Top Channel