Neuer operohet, kthehet në janar

19/09/2017 00:00

Manuel Neuer do të presë 4 muaj përpara se të kthehet të luajë sërish me Bayern Munchen.

Portieri, i cili u dëmtua sërish në këmbën e majtë, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe do të jetë mes shtyllave të portës jo më parë se muaji janar.

Neuer u dëmtua gjatë një seance stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Schalke 04.

Tashmë, portën e skuadrës bavareze do e mbrojë Sven Ulreich, i cili në këtë sezon ka luajtur 3 ndeshje si titullar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta