Vettingu në polici, Xhafaj: Proces në shërbim të qytetarëve

18/09/2017 00:00

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka falenderuar mbështetësit për procesin e njohur si vettingu në radhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një proces që krahas institucioneve do t’i shërbejë edhe shoqërisë.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Po nisim një punë frytdhënëse në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve”, është shprehur Xhafaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta