Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Ekspertët e sigurisë kanë zbuluar një virus që u faturon përdoruesve të telefonave Android pagesa për shërbime të rreme, që ata nuk i kryejnë kurrë me vetëdije.
Zbulimi është bërë nga ekspertët e sigurisë kibernetike të kompanisë “Check Point”. Sipas tyre, programi “ExpensiveWall” është konfiguruar në mënyrë të tillë që të mashtrojë përdouesit Android, duke u konsumuar kreditin e tyre telefonik pa e kuptuar.
Vetë këtë program “Check Point” e ka regjistruar te kategoria e programeve parazite, që do të thotë se nuk instalohen më vete, por janë të fshehur tek aplikacione të tjera që gjenden në Play Store.
Sipas ekspertëve të “Check Point” në total numri i pajisjeve të infektuara shkon nga 5.1 milionë deri në 21 milionë të tilla në mbarë botën.
“ExpensiveWall” regjistron viktimat e tij në shërbime me pagesë pa dijeninë e tyre dhe më pas dërgon mesazhe që kushtojnë duke u konsumuar kreditin në telefon për shërbime që nuk kryhen asnjëherë”, thonë ekspertët e “CheckPoint”.
Mashtrimi merr përmasa edhe më të mëdha, kur mësohet se në Instagram gjen profile që reklamojnë aplikacione të ndryshme të infektuara me “ExpensiveWall”.
Një raportim fillestar i aplikacioneve të infektuara me këtë “malware” u bë më 7 gusht dhe Google i hoqi nga Play Store, por “Check Point” thotë se ka mbi 100 aplikacione të tjera që janë ende në dyqanin virtual Android që janë të infektuara.
Më poshtë një listë e tyre sipas “Check Point”:
Top Channel