Kamza ndal Skënderbeun

18/09/2017 00:00

Skënderbeu nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë nga transferta e Kamzës, duke e mbyllur ndeshjen në një barazim 1-1.

Edhe pse kaluan në avantazh në pjesën e parë, korçarët nuk mundën ta mbanin rezultatin. Ndeshja nisi mjaft e kujdesshme nga të dyja skuadrat dhe rastet për shënim ishin të pakta. Por në minutën e 28 Skënderbeu kaloi në avantazh kur Donjet Shkodra shërbehet nga Nimaga brenda zonës dhe pasi devijohet nga njëri prej mbrojtësve, topi përfundon në portën e vendasve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të korçarëve. Ndërkohë, Kamza reagoi në minutën e 67 duke gjetur golin e barazimit me Rezin.

Në minutat e mbetura, Skënderbeu bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e avantazhit dhe të tre pikëve nga kjo transfertë, por vendasit u mbrojtën mirë dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Në orën 19:00 luhet ndeshja e fundit e javës së dytë në Kategorinë Superiore, Partizani-Kukësi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta