Fundet janë një nga veshjet bazë të garderobës së femrave dhe moda na jep gjitjmonë varietete. E rëndësishme është të zgjedhësh formën më të përshtatshme për fizikun, në mënyrë që ti japim vlerë pikave të forta, por dhe për të fshehur difektet e vogla.
Për vjeshtën 2017 stilistët kanë propozime pa fund përsa i përket gjatësisë. Si rregull i përgjithshëm, mund të themi se kush ka disa kile më shumë duhet të zgjedhë formën që zgjat trupin nga pamje vizive, me forma asimetrike, ndërkohë që duhen shmangur modelet horizontale dhe veshjet mjaft të ngushta. Për femrat me staturë të vogël duhet të zgjedhë fantazitë vertikale që zgjasin vizivisht trupin, dhe format e fundeve të shkurtra, por jo mini.
Fundi “Pencil”
Është modeli më komod që u ri mirë të gjitha femrave. Kush ka forma të kolme duhet të zgjedhë një prerje komode, që nuk shtrëngon shumë. Këtë vit modeli është me bel të lartë.
Fundi tub
Edhe pse nuk është shumë ndryshe nga modeli i mësipërm, është shumë i vështirë për tu veshur pasi është më tërheqës. Është i përshtatshëm për turp të hollë dhe ka nevojë për një staturë të rregullt.
Fundi i drejtë
Ka forma të buta që rrëshaqin mbi lakimet e trupit. I përshtatshëm dhe për femrat që kanë pak bark, por për femrat që nuk duan të tregojnë disa kile më shumë më mirë të zgjedhin ngjyra të errëta.
Fundi i fryrë
Me efektin klasik dhe të fryrë. Nuk është i përshtatshëm për versionin e shkurtër, femrat me pak më shumë shëndet, pasi rrezikojnë të theksojnë kilet e tepërta.
Fundi veref
Nuk është i përshtatshëm për femrat trupvogla. Palët arrijnë volumin fizik, prandaj janë të përshtatshme për femra të dobëta, megjithatë veshjet me pala mund të ndihmojnë femrat që kanë pak bark.
Fundet sirenë
Modeli që është i ngushtë deri tëk gjunjtë e që hapet në fund. Femrat me tipin e trupit longline, dhe jo i përshtatshëm për femrat pak të gjerë tek ijet. Por nuk i qëndron mirë as një femre që është shumë e dobët.
Fundi shami
I butë dhe asimetrik, dhe i ri mirë dhe femrave që nuk janë të gjata dhe që janë të kolme. Në këtë rast më mirë të zgjidhni modelin me cepe anësore dhe dekorime vertikale.
Top Channel