Forcat detare, niset kontigjenti i gjashtë në Egje
18/09/2017 00:00
Forcat detare shqiptare kanë dërguar kontrigjentin e gjashtë në operacionin e NATO-s në detin Egje, për të minimizuar krizën e refugjatëve që vijnë nga vende të Lindjes së Mesme.
Në ceremoninë e përcjelljes ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku.
Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka vlerësoi punën e misioneve të mëparshme në detin Egje, të cilët kanë shpëtuar mbi 540 jetë njerëzish të kombësive të ndryshme, qindra prej të cilëve gra dhe fëmijë.
Top Channel