F1, McLaren ndërron furnitorët, pas Honda vjen Renault

18/09/2017 00:00

Ish-kampionia e botës në Formula 1, skuadra e McLaren formalizoi ndryshimin e strategjisë për furnizimin e motorëve duke preferuar që në fund të këtij sezoni t’i besojë Renault dhe jo më Honda-s.

McLaren vendosi t’i japë fund akordit me japonezët duke vënë bast te francezët, pas një marrëdhënieje të trazuar 3-vjeçare të karakterizuar nga zhgënjimi dhe dështimet.

Ndarja e paralajmëruar i jep fund shpresave të tifozëve për të rikrijuar dyshen magjike të viteve 1980 kur ekipi me bazë në Britani dhe Honda, ishin totalisht dominues të Formula 1. Honda do të qëndrojë në kampionatin spektakolar të motorëve pasi do të furnizojë Toro Roso.

“Për një kombinim arsyesh partneriteti jonë nuk shkëlqeu si ne kishim uruar. Ka ardhur koha që të lëvizim në drejtime të ndryshme”, tha drejtori ekzekutiv i McLaren, Zak Braun.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta