“Envi 1”, MEPJ: Negociata për riatdhesimin e marinarëve
18/09/2017 00:00
Në një tjetër kominikim lidhur me fatin e anijes “Envi 1” dhe ekuipazhin e saj, Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka arritur të kontaktojë me marinarët shqiptarë.
Sipas njoftimit, marinarët kanë konfirmuar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se deri tani nuk kanë hasur asnjë problem.
“Por pavarësisht kësaj, ministria në bashkëpunim me Ambasadën e Libisë në Tiranë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Kajro janë duke vijuar maksimalisht punën për të bërë të mundur që ekuipazhi i kësaj anijeje të riatdhesohet se më shpejt”, njofton më tej MEPJ.
Top Channel