Putin sfidon Perëndimin: Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe
Sanksionet dhe presioni jo vetëm nuk na ndalojnë, por përkundrazi do ta përshpejtojnë akoma më shumë programin tonë bërthamor.
Në një deklaratë të fortë të saj, Ministria e Jashtme koreano-veriore e cilësoi raundin e ri të kufizimeve të OKB-se si “aktin më të mbrapshtë, joetik dhe çnjerëzor të armiqësisë”.
“Lëvizjet e Shteteve të Bashkuara dhe forcave të tyre vasale për të imponuar masa dhe trysni kundër Republikës Demokratike Popullore të Koresë, vetëm sa e përforcojnë ritmin drejt kompletimit final të forcës tonë nukleare”, vazhdon deklarata.
Sipas saj, qëllimi i sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara, të miratuara më 11 shtator është “asgjësimi fizik i popullit, sistemit dhe qeverisë së Koresë së Veriut”.
Më herët, avionët amerikanë lëshuan bomba joaktive në afërsi të kufirit të vendit komunist, ndërsa Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia përgatiten për një stërvitje madhore të përbashkët ushtarake.
Katër avionë F-35B dhe dy bombardues B-1B fluturuan mbi zonën e çmilitarizuar në një demostrim të qartë force, ndërsa Trump dhe homologu i tij koreano-jugor Moon Jae-in zotohen të shtojnë presionin mbi Kim Jong Un.
Trump në Twitter e ironizoi liderin koreano-verior duke e quajtur “rocket man”, apo “njeriu i raketës” shprehje kjo e huazuar nga një këngë e Elton John, ndërsa shtoi se radhët e gjata të krijuara në pikat e karburantit të Penianit janë shenjë e qartë e faktit që sanksionet kanë filluar ta bëjnë punën e vet.
Top Channel