
Vazhdon gjuetia për gjetjen e personit që një ditë më parë vendosi mjetin shpërthyes në trenin që përshkon pjesën jug-perëndimore të Londrës, në momentin e pikut.
Policia ka deklaruar se po ndjek të dyshuar të shumtë dhe se qindra oficerë po kontrollojnë kamerat me qark të shkurtër në sistemin e metrosë.
Pas sulmit, që plagosi 29 persona, rreziku nga kërcënimi terrorist në Mbretërinë e Bashkuar u ngrit në nivelin kritik, që është më i larti e që tregon se sulmet mund të jenë të pranishme.
Por ndërkohë, stacioni Parsons Green i metrosë së Londrës është hapur sërish në orët e para të kësaj të shtune. Lajmin e bën të ditur BBC.
Nënkomisari i policisë metropolitane, Mark Rowley ka deklaruar se nuk ka arsye që njerëzit të ndihen të trembur, por u ka rekomanduar atyre të tregohen vigjilentë.
Ai ka shtuar se është diçka rutinë për ISIS që të marrë përsipër përgjegjësinë e sulmve të tilla, edhe pse nuk mund të ketë pasur lidhje me personat që i kryejnë ato.
Top Channel