Red Bull fluturon, rifshfaqet Vettel

16/09/2017 00:00

Ferrari merr fymë thellë në sesionin e tretë të provave të lira, në vigjilje të Çmimit të Madh të Singaporit. Sebastian Vettel, vendosi kohën e dytë më të mirë të sesionit, me vetëm 72 të mijëtat më ngadalë se Verstappen.

Ndryshe nga një ditë më parë, Ferrari kishte tjetër qasje në cirkuitin qytetas të Marina Bay. Për pothuaj gjithë sesionin gjermani me makinën të sigluar me numrin 5, ishte më i shpejti në pistë, duke përdoruar vetëm gomat me ngjyrë vjollcë, ultra soft.

Por ashtu si edhe në dy sesionet e para të lira, makinat më të shpejta ishin Red Bull, me Verstappen që në limitin e kohës dogji kohën e Vettel me vetëm 72 të mijëtat, duke e ndalur kronometrin në 1.41.829. Koha e tretë më ë mirë ishte Hamilton që vazhdon të përmirësojë, edhe pse Singapore nuk është pista e tij e preferuar.

Supriza në këtë sesion ishte padyshim Alonso. Koha e katërt e tij, tregon shenjat e përmirësimit të përkohshëm që motori Honda po bën pas më shumë se 2 vjetësh bashkëpunim me McLaren.

Ricciardo që mund të bënte më mirë, nëse në xhiron e fundit do të evitonte kontaktin me muret rrethuese. Raikkonen e mbylli sesionin në vendin e 8-të pas bashkëombasit të tij Bottas.

Top Channel