NBA, sezoni i ri, uniforma të reja

16/09/2017 00:00

Sezoni i ri sjell ndryshime në lëkurë për skuadrat e NBA, kampionatit më spektakolar në botë te basketbollit. Drejtuesiot e Ligës amerikane të këtij sporti prezantuan uniformat e reja të të gjitha skuadrave të krijuara nga kompania e veshjeve sportive Nike duke qenë se është sponsori teknik i NBA.

Ka shumë risi në uniformat e skuadrave të NBA, tek të cilat ndër të tjerat shfaqet logoja e Nike pikërisht në pjesën e supit duke zëvendësuar ate te NBA. Tjetër ndryshim është se në uniformat e reja të skuadrave të NBAdo të shfaqet edhe emri i kompanive sponsorizuese; kështu te kampionët në fuqi Golden State Warriors, do të shfaqet emri i Rakuten, kompania që sponsorizon edhe Barcelonën ne futboll, ndërsa te Orlando Magic lexohet emri i Disney.

Risi tjetër e këtij kampionati përsa u përket uniformave, skuadrat nuk do të kenë më një fanelë zyrtare për ndeshjet në fushat e tyre, por do t’u duhet të zgjedhin nga koleksione të ndryshme që do të krijohen për to.

Sezoni i ri i NBA fillon në muajin tetor dhe ky kampionat do të jetë i pari në Amerikën e Veriut që në uniformat e skuadrave do të shfaqen emrat e sponsorëve.

Top Channel