Morata: Te Chelsea për Conten

16/09/2017 00:00

Alvaro Morata pranoi kalimin te Chelsea për shkak të Antonio Contes. Është vetë sulmuesi spanjoll që e konfirmoi këtë zgjedhje të tij në një intervistë të gjatë për tabloidin britanik ‘Daily Mail’.

“Këtë verë mora shumë oferta, por biseda më e rëndësishme që bëra ishte ajo me Antonio Conten, pasi ai më donte në skuadrën e tij. Unë i detyrohem shumë. Më kërkoi te Juventus, por më pas mori drejtimin e Italisë. Kur mora vesh që ishte i interesuar të më sillte në Londër, nuk u mendova 2 herë dhe bëra gjithçka që të bëja realitet këtë transferim”, rrëfen sulmuesi spanjoll.

Një tjetër motiv që e shtyu Moratën që të lërë Realin e Madridit për të shkuar te Chelsea ishte se te Blutë i jepej mundësia që të luante më shumë në mënyrë që të ishte pjesë e përfaqësueses spanjolle në Botërorin e Rusisë si protagonist.

“Zidane më kërkoi që të qëndroja dhe unë ndihesha mirë në Madrid, por nuk mund të rrija gjithë kohës në stol. Sa më shumë të luash, aq më shumë gola shënohen dhe aq më shumë mundësi ke që të luash në kupën e Botës si titullar”, vijoi ai.

Top Channel