Enis Bardhi shmang humbjen; supergol ndaj Valencias (VIDEO)

16/09/2017 00:00

Enis Bardhi shmangu humbjen e Levantes ndaj Valencias, duke e mbajtur kështu në zero numrin e ndeshjeve të humbura për skuadrën e tij në këto katër javë të La Ligas.

Shqiptari i Maqedonisë shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 41-të të takimit, 10 minuta pasi Valencia kishte kaluar në avantazh me anë të Rodrigos.

Bardhi kontrolloi bukur me gjoks një kros të hedhur nga krahu i djathtë i sulmit vendas dhe më pas goditi menjëherë. Goditja ishte e saktë dhe zuri në befasi portierin e Valencias, Neto.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për skuadrën e Levantes, pas atij me Deportivon dhe të bujshmit 1-1 me Realin e Madridi në Bernabeu. 

Top Channel