Blubella zhvendos pasarelën në rrugë (FOTO)

16/09/2017 00:00

Shtëpia e modës BlueBella zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të çtensionuar, sipas saj, Londrën në javën e saj të modës.

Në kryeqytetin britanik nisi të premten “London Fashion Week”, por para se eventi i njohur të merrte jetë, kilometra më tej, në rrugët e Mançesterit zbarkuan një grup modelesh amatore dhe aspirante për modele, që iu përgjigjën pozitivisht ftesës së bërë përmes rrjeteve sociale nga “BlueBella”.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe thirrjes tonë na u bashkuan dhjetra vajza, që i falenderojmë për mbështetjen. Synimi ishte që të përçonim mesazhin për vetëbesimin e femrave për trupin e tyre”, thonë organizatorët.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel