
Barcelona vuan, por në fund arrin që të largohet me pikë të plota nga fusha e vështirë e Getafes. Vendasit mbyllën pjesën e parë me avantazhin e një goli të shënuar nga Shibasaki në në minutën e 39-të.
Pjesa e dytë nisi me Barcelonën të hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit, por përpjekjet e Lionel Messi-t u ndalën nga portieri vendas, që ishte në një ditë të mirë, ndërsa Getafe kundërsulmonte rrezikshëm në portën katalanase.
Goli i barazimit do të mbërrinte në minutën e 61-të nga Denis Suarez, që u fut në lojë si zëvendësues i Iniestas.
Pas këtij gjetjes së barazpeshës, katalanasit flirtuan disa herë me golin, deri në minutën e 84-t, kur Paulinho dërgoi në rrjetë një top të marrë nga Messi.
Rezultati nuk ndryshoi dhe Barcelona mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje të siparit të La Ligas.
Top Channel