Vlorë, rikualifikimi urban pranë Lungomares

15/09/2017 00:00

Shëtitorja e re e Vlorës do ketë një hyrje krejt ndryshe nga tani. Pas prishjes së disa ndërtimeve të shpronësuara, aty do nisë puna për projektin që kushton 1 milion euro.

Kryebashkiaku Dritan Leli ka shpjeguar projektin që e kthen gjithë zonën në dispozicion të qytetarëve dhe pushuesve.

“Këto hapësira do të jenë në favor të qytetarëve dhe e gjitha është konceptuar si një hyrje në shëtitoren buzë detit. Do të ketë një shatërvan, stola dhe pemë, ndërsa në krahun jugor një fushë basketbollit dhe një amfiteatër i vogël”, ka deklaruar Leli.

Ky projekt është dizejnuar nga një studio gjermane dhe do bëhet pjesë e një sërë projekteve që synojnë të plotësojnë standardet për të rritur cilësinë e turizmit në qytetin e Vlorës.

Top Channel