Mavraj në stol, Hamburgu humb sërish
15/09/2017 00:00
Hamburgu i Mërgim Mavrajt pësoi një tjetër humbje sot, në transfertën ndaj Hanoverit, me rezultatin 2-0.
Mbrojtësi kuqezi u rikthye të jetë në dispozicion të ekipit, pas pezullimit për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, por nuk u preferua si titullar nga trajneri Breitenreiter.
Hamburgu pati një start shumë pozitiv, me mbrojtësin shqiptar si kapiten, duke fituar dy sfidat e para të Bundesligës.
Por Mavraj duket se është një garanci për mbrojtjen e ekipit të tij, pasi Hamburgu i ka humbur të dy takimet e radhës, ku mbrojtësi shqiptar nuk është aktivizuar.
Top Channel